Moti me diell, por me temperatura shumë të ulëta ditët e fundit ka përfshirë vendin tonë  duke shkaktuar probleme me ngricat në shumë zona të vendit.

Qarku i Korçës është një ndër qarqet që po përballet me acarin e ditëve të fundit të janari, ku termometri ka shënuar temperatura -13 gradë.

Mos prezenca e reshjeve  e ka bërë më të lehtë përballimin e avarit pasi në të gjithë rrugët makinat mund të kalojnë pa problem, mjafto të jenë të pajisura me goma dimërore.

Ndër të tjera autoritete bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit për shkak të pranisë së ngricave dhe akullit në disa akse rrugore është bërë kriposja e tyre me material të përzier kripë dhe granil.