Me mijëra qytetarë të Tiranës, por jo vetëm, u mblodhën mbrëmjen e së hënës për të ndjekur koncertin e këngëtares Dua Lipa, edhe pse temperaturat ishin pak mbi zero gradë.

Koncerti në sheshin “Skënderbej” u mbajt me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë. Koncerti nisi rreth orës 19:00 me performancat e këngëtares Elvana Gjata. Më pas, ishte radha e Dua Lipës, e cila ndezi atmosferën.

Para koncertit, Dua u shpreh se kryeqyteti shqiptar do të shënojë edhe mbylljen e turneut të saj botëror “Future Nostalgia”. “Faleminderit shumë, urime 110-vjetorit të pavarësisë! Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu!”, u shpreh Dua Lipa.