Mbetet e paqartë nëse do të kandidojë apo jo Tom Doshi, kur mbeten edhe vetëm tre ditë nga zgjedhjet.

Ambasada Amerikane i ka kthyer përgjigje Prokurorisë së Përgjithshme për kandidatin e PSD-së, Tom Doshi.

Lidhur me përgjigjen që Departamenti i Shtetit i ka dërguar prokurorisë, organi i akuzës nuk ka dhënë asnjë detaj.

Mësohet se tashmë sektori i dekriminalizimit do i kërkojë informacion edhe Interpolit nëse Doshi rezulton apo jo i dënuar në vende të tjera.

Sektori i Dekriminalizimit ne Prokurorinë e Përgjithshme, pas kërkesës së KQZ-së,  nisi verifikimin  kandidatin e Partisë Social Demokrate Tom Doshi.

Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi informacion Departamentit Amerikan të Shtetit, ku i kërkoi informacion në lidhje me arsyet se pse ai është shpallur “non grata”.

Pas përgjigjes edhe të Interpolit sektori i Dekriminalizimit do t’i dërgojë materialet në KQZ, e cila do vendosë nëse do e lejojë apo jo kandidimin e tij.

Doshi është shpallur “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në prillin e vitit 2018, së bashku me familjen e tij.