Një ditë më parë, familja Vula udhëtuan drejt Dubait. Sara dhe Ledri publikuan foto me Poem Blu nga avioni por duke mos e zbuluar destinacionin. Megjithatë shpejt u mësua se çifti i famshëm kishin udhëtuar drejt këtij vendi jo vetëm për të shijuar disa ditë pushime por gjithashtu për të xhiruar videoklipin më të ri të reperit.

Së fundmi, Sara ka publikuar një imazh të ëmbël ku shihet me vogëlushen e saj në plazh. Poem Blu shihet teksa fle paqësisht ndërsa mami Sara nuk e lë rehat me foto. Pak orë më parë dhe Ledri ndau një video të adhurueshme të Poem Blu. Kujtojmë që dyshja u bënë prindër për herë të parë dhjetorin e kaluar.

Gjatë kësaj periudhe ata janë treguar dorëlëshuar dhe kanë ndarë me ndjekësit momentet më të këndshme me vogëlushen teksa rritet dita ditës duke e bërë atë një ndër bebushët më të komentuar të showbizzit shqiptar.