“Sot është nisja e rilindjes sonë, që do të habisë fansat e Lancia në të gjithë botën. Lancia do të jetë sërish një markë e dëshirueshme, e respektuar dhe e besueshme në tregun elitar evropian”.

Këto janë fjalët e Luca Napolitano, drejtorit të Lancia, gjatë prezantimit të dizajnit të Lancia Lancia Pu+Re Zero, makinës së re që do të frymëzojë të ardhmen afatshkurtër të markës 116-vjeçare italiane.

Lancia planifikon të nxjerrë një makinë të re çdo dy vite, duke nisur nga viti 2024. Ndërkohë, nga viti 2028, marka italiane do të prodhojë vetëm makina elektrike.