Elon Musk u ka drejtuar një ultimatum të ashpër menaxherëve të Teslas, duke u kërkuar që të kthehen të punojnë në zyrë për 40 oë në javë, os enë të kundërt të largohen nga puna. Sipas shefit të Teslas, puna në distancë nuk është më e pranueshme.

“Ata që duan të punojnë në distancë duhet të jenë në zyrë të paktën 40 orë në javë ose të largohen nga Tesla. Kjo është më pak se sa po kërkojmë nga punonjësit e fabrikës”, thotë Musk në një email të raportuar nga Bloomberg.

Musk më pas thekson se zyra duhet të jetë një zyrë Tesla, jo një filial që nuk ka lidhje me detyrat e saj të punës.