Që Bjellorusia është një vend satelit i Moskës dihej, por disa dyshime mbi qëndrueshmërinë e kësaj aleance gjatë konfliktit në Ukrainë kishin dalë në pah nga analistet e gjeopolitikës.

Lajmet flisnin për një Lukashenko gjithmonë e më paranojak pas vdekjes së mistershme të ministrit të Jashtëm  Vladimir Makei, dhe dyshimeve të forta, të pakonfirmuara, se ai është helmuar, pothuajse si një mesazh ndaj tij.

Vizita e sotme në Minsk të ministrit të Mbrojtjes rus Sergei Shoigu, i cili takoi homologun Viktor Khrenin në shikim të parë mund ta qetësojë atë, për momentin.   

Presidenti bjellorus dha sot disa deklarata që duket sikur pohojnë fillimin e bashkimit të dy ushtrive. “Po përgatitemi për një ushtri të vetme. E dinë të gjithë, nuk e kemi fshehur, në botën moderne është e pamundur ta bësh”, deklaroi ai pas takimit me Shoigu.  

Shtimi i trupave ruse në Bjellorusi  është pohuar edhe nga komandanti forcave ukrainase Serhiy Naev.