Cristiano Ronaldo do të luajë për Al-Nassr, duke nisur nga 1 janari. Gazeta sportive spanjolle “Marca” thekson se marrëveshja është arritur dhe portugezi do të firmosë për dy vite me klubin saudit.

Nga aventura në Arabinë Saudite, sipas “Marca”, CR7 do të përfitojë rreth 200 milionë euro në vit.

Aktualisht, Messi dhe Neymar kryesojnë listën e futbollistëve më të paguar në planet, me 75 dhe 70 milionë euro në sezon.