Organizata e Kombeve të Bashkuara ka hequr sot Iranin nga organi i saj për të drejtat e grave për shkak të shtypjes të protestave nga regjimi islamik.

Njëzet e nëntë anëtarë të Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së (ECOSOC) votuan për të përjashtuar republikën Islamike nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave (UNCSW).

Tetë vende votuan kundër dhe 16 abstenuan. Për ta miratuar masën duhej një shumicë e thjesht, e cila ishte propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe kundërshtuar nga aleatët e Iranit, Rusia dhe Kina.

Rezoluta i heq Iranit anëtarësimin në komision me efekt të menjëhershëm.