Bordi i Transparencës ka vendosur të ndryshojë çmimin tavan të karburanteve, duke ulur atë për naftën dhe benzinën.

Çmimet e reja

Nafta: 199 lek litri me pakicë / 187 lekë litri me shumicë

Benzina: 177 lekë litri me pakicë / 165 lekë litri me shumicë

Gazi: 71 lekë litri me pakicë / 59 lekë litri

Bordi i Transparencës, 20 dhjetor
“Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 19.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 716, +19 nga data 13.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 855, -11 nga data 13.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 108. 26 (-1.5 nga data 13.12.2022″.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 20 dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

“Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës”.