Jesper Blomqvist, ish-futbollist i Milan dhe Manchester United, ka fituar edicionin e këtij viti të MasterChef Vip, në Suedi.

Blomqvist ka disa vite që ka hapur piceri në vendlindje dhe e ardhmja në kuzhinë duket shumë premtuese për të, ndryshe nga karriera si futbollist, ku nuk spikati kurrë.

Gjithsesi, suedezi mund të mburret se në karrierën e tij ka fituar Tripletën me Manchester United, në vitin 1999.