Futbollistë nga Rusia dhe Ukraina janë përfshirë në një përleshje të dhunshme në korridoret e një hoteli në Turqi.

Lojtarët janë pjesë e ekipit rus të Shinnik Yaroslavl dhe ekipit ukrainas FC Minaj, të cilët ishin duke ndarë të njëjtin hotel pas rënies së tërmeteve të fuqishme të së hënës së kaluar në Turqi.

Ekipi ukrainas ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale duke thënë se gjithçka nisi pasi një lojtar i Minaj i bëri një vërejtje një lojtari ukrainas për një sjellje të tij ndaj një anëtari të ekipit ukrainas. “Daily Mail” shkruan se futbollisti rus ishte i dehur dhe kishte një reagim të vrazhdë. Më pas nisi një sherr masiv, në të cilin sipas mediave ruse 4 lojtarë të Shinnik Yaroslavl pësuan fraktura.

Në vendngjarje u thirr edhe policia, por edhe ambulanca që i dha ndihmën e parë futbollistëve të lënduar.