Duket se balonat spiune tashmë janë një trend i ri për të survejuar falë aftësive të tyre për të fluturuar në ato zona ku nuk kapen nga radarët.

Një fakt i tillë, pas rrëzimit të balonës spiune kineze në SHBA, është zbuluar këtë herë në Ukrainë, ku Kievi zyrtar bën me dije se ka rrëzuar 6 prej tyre që mendohet se i përkisnin ushtrisë ruse.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e Kievit, qëllimi i këtyre balonave ishte identifikimi i pozicioneve të mbrojtjes ajrore të kryeqytetit.

“Përcaktimi përfundimtar i llojit dhe karakteristikave të këtyre mjeteve fluturuese do të bëhet pas një studimi dhe analize të detajuar të mbetjeve të objekteve të rrëzuara”, shkruhet në një njoftim zyrtar të autoriteteve ukrainase për këtë ngjarje.