Vladimir Putin po udhëton gjithnjë e më shumë me një tren të blinduar pasi ka frikë që të përdorë aeroplanë. Të paktën kështu ka raportuar një gazetar investigativ.

“Presidenti rus është i frikësuar dhe beson se aeroplanët e tij privatë mund të gjurmohen ose mund të rrëzohen nga NATO apo nga Ukraina,” deklaroi Ilya Rozhdestvensky nga Dossier Center.

Duke folur për CNN, Rozhdestvensky shtoi se presidenti rus beson që treni i blinduar është një mënyrë më e sigurt për të udhëtuar ndërsa shtoi se me këtë mënyrë udhëtimi, askush nuk do ta dijë se ku është duke shkuar lideri rus.

Treni, sipas gazetarit, është aq i rëndë, sa duhen tre lokomotiva që ta tërheqin dhe ka pajisje speciale për komunikim të sigurt.