Një hotel luksoz me 5 yje, i dizajnuar i gjithi nga stilisti i ndjerë Karl Lagerfeld, ka hapur dyert në Makau, rajonin kinez që njihet edhe si Las Vegasi i Azisë.

Lagerfeld punoi në këtë hotel, që quhet The Karl Lagerfeld Macau, për disa vite përpara se të vdiste në vitin 2019.

Hoteli ka 271 dhoma, një “lounge” spektakolar, spa dhe pishina brenda dhe jashtë, ndërkohë që restoranti i tij udhëhiqet nga kuzhinieri me yje Michelin, Jose Avillez.

Edhe detajet e vogla, si çarçafët e shtretërve, thuhet se kanë “shenjën” e kreativitetit të Karl Lagerfeld.