Rajoni juglindor i Murcias në Spanjë është goditur nga një stuhi e fuqishme, me erëra të forta, reshje të mëdha shiu e breshri, duke shkaktuar përmbytje.

Mediat ndërkombëtar raportojnë se disa familje kanë mbetur të bllokuara në shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve.

Ndërkohë, breshri, i cili ka pasur madhësi gati sa një top golfi, ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi në Caravaca de la Cruz. Probleme të mëdha shkaktoi edhe dalja nga shtrati e lumit Argos.

Në gusht të vitit të kaluar, një fëmijë 20-muajsh ndërroi jetë pasi u godit nga breshri, ndërsa më shumë se 70 të tjerë mbetën të plagosur në qytetin katalan të La Bisbal de l’Emporda.