Një tentativë për grabitjen paraditen e sotme të një automjeti në bulevardin e Kasharit, është parandaluar nga policia.

Uniformat blu kanë konstatuar gjatë patrullimit një person që po tentonte të grabiste një automjet “Mercedes Benz G-Class” të parkuar në rrugë.

Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, këta të fundit janë kundërshtuar me dhunë nga 28-vjeçari, i cili është arrestuar.

Në vijim të veprimeve, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 28-vjeçari, ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit një tregtar makinash në Vorë, për ti marrë atij një automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë patrullimit në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë, ditën e sotme, rreth orës 11:10, në bulevardin e Kasharit, kanë konstatuar një shtetas i cili po tentonte të vidhte një automjet.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar vjedhjen e automjetit, dhe kanë arrestuar shtetasin D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë kohës së ndërhyrjes ka kundërshtuar më dhunë dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

Njoftimi i policisë
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.