Peshëngritja vijon t’i dhurojë medalje Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Skena këtë herë ishte e kampionit Ertjan Kofsha që i siguroi medaljen e artë Shqipërisë në stilin e shkëputjes në botërorin U20.Talenti kuqezi kishte ambicie maksimale në këtë eveniment.

Ertjan Kofsha nuk drejtohej nga trajneri i tij  Leonard Toska, pasi këtij të fundit nuk i dhanë vizën  për në Meksikë, dhe në mungesë të tij rolin e trajnerit e mori presidenti i federatës Elez Gjoza.

Megjithatë 18 vjeçari arriti të dhurojë një paraqitje të  shkëlqyer. Ai garoi në Baterinë A të peshave 89 kg dhe arriti të ngrejë lart 159 KG ne stilin e shkëputjes, në të cilin fitoi dhe titullin kampion bote si dhe 186 KG në stilin e shtytjes duke arritur një dy garësh prej 345 KG dhe i 4 ndër më të mirët e botës.

Edhe pse i vogël në moshë, ai arriti të bëjë krenarë të gjithë shqiptarët duke shpallur Kampion Bote në stilin e shkëputjes në Guadalahara të Meksikës.