OSSH ka sqaruar se energjia elektrike e stakuar pasditen e sotme, ka ardhur për shkak të një zjarri që ka ndodhur në biznesin aty pranë.

Menjëherë pas publikimit të lajmit se gjatë takimit të ministrit të shtetit në Greqi, Stavros Papastavrou me Fredi Belerit në qelinë e Durrësit ikën dritat , OSSH tha se ka stakuar vetë energjinë energjinë elektrike.

Kjo për shkak të një zjarri të rënë në një biznes aty pranë, për të lejuar që zjarrëfikësja të veprojë në vendngjarje, dhe për të evituar rrezikun e dëmtimit në njerëz dhe objekte.

“Në lidhje me stakimin e energjisë elektrike në institucionin IEVP Durrës është e nevojshme të sqarojmë se:

Për shkak të rënies së zjarrit në një subjekt privat (servis makinash), për të lejuar që zjarrëfikësja të veprojë në vendngjarje, dhe për të evituar rrezikun e dëmtimit në njerëz dhe objekte, OSSH ka qenë e detyruar të stakojë energjinë elektrike në kabinën që furnizon zonën ku ushtron aktivitet edhe IEVP Durrës.

Për veprimet e nevojshme janë dashur jo më shumë se 5 minuta ndërprerje, deri në kthimin në skemë normale të furnizimit me energji elektrike për abonentët”, thuhet në njoftim.