Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë një prej 24 ekipeve që do marrin pjesë në finalet e “Gjermani 2024”, Europianit që do zhvillohet nga 15 qershori – 15 korrik.

Tanimë me mësimin e 21 skuadrave të kualifikuara dhe tre të tjerave që vijnë nga play-off i Ligës së Kombeve, është mësuar edhe ndarja e vazove.

Në shortin e datës 2 dhjetor që do hidhet në Hamburg në orën 18:00, kuqezinjtë janë në vazon e dytë, duke lënë pas ekipe si Holanda, Italia, Kroacia dhe Zvicra.

“The Sun” ka vazhduar traditën e saj duke bërë një simulim të shortit. Sipas këtij verdikti të improvizuar, Shqipëria do të vendoset në Grupin 2 bashkë me Spanjën, Sllovakinë dhe Serbinë. Anglia është vendosur në Grupin 4 bashkë me Italinë, Skocinë dhe Turqinë.

Grupet sipas The Sun:

Grupi 1: Gjermani, Danimarkë, Ceki, Play-off A

Grupi 2: Spanja, Shqipëria, Sllovakia, Serbia

Grupi 3: Franca, Rumania, Slovenia, Play-off C

Grupi 4: Angli, Turqi, Skoci, Itali

Grupi 5: Belgjika, Hungaria, Kroacia, Zvicra

Grupi 6: Portugalia, Austria, Holanda, Play-off B

Ndarja e vazove për shortin e EURO 2024 në 2 qershor