Trajneri i Kombëtares, Sylvinho është qytetari i ri i Shqipërisë. Ai është pajisur me pasaportë shqiptare. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, thotë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Nuk ka nguruar edhe përgjigja e Sylvinho, teksa nuk nguron as të flasë shqip.

Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”, dëgjohet të thotë trajneri i Kombëtares.

Sylvinho arriti të dërgonte kombëtaren shqiptare në Europian, pas një paraqitje të mirë në grupi, ku kuqezinjtë u renditët të parët në grup, si asnjëherë në historinë e futbollit shqiptar.

Ndërkohë, po sot ai u nderua edhe me çmimin “Shqiponja e Artë”.