Dy lëkundje të tjera sizmike, me magnitudë 3.6 dhe 3.7 ballë Rihter janë regjistruar pasditen e së mërkurës në Aquila të Italisë, duke shkaktuar panik te banorët e një prej zonave më të goditura nga tërmeti disa vite më parë, një pjesë e të cilëve doli në rrugët e qytetit.

Sipas shërbimit sizmologjik, lëkundjet u lokalizuan 3 km në juglindje të Lucolit, teksa fatmirësisht nuk ka të lënduar apo dëme.