Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë apel drejtuesve të automjeteve që do të lëvizin në aksin rrugor, Bulqizë – Peshkopi të pajisen me goma dimërore, të udhëtojnë me kujdes dhe të ulin shpejtësinë.

Njoftimi i ARRSH;

Në Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje dëbore me intensitet. Mjetet borëpastruese kanë qenë në terren pa ndërpreje, kanë bërë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës ⚠️për ta mbajtur qarkullimin në normalitet.

⚠️Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore kur udhëtoni drejt këtij aksi për të mos sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.