Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në qytetin e Beratit, ku mësohet se, një 18-vjeçar është gjetur pa shenja jete në qendrën rezidenciale të zhvillimit.

Sipas policisë, i riu me iniciale S. Ll., është gjetur nga personeli i qendrës rreth orës 12:00, ndërsa shton se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Berat/Informacion paraprak: Sot, rreth orës 12:00, në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit, Berat, nga personeli i kësaj qendre është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Ll., 18 vjeç, banues në Kavajë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ky shtetas, në muajin qershor 2023, është pranuar për trajtim pranë kësaj qendre, me vendim të Komisionit Qendror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, duke qenë se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë së Beratit.