Shtetet e Bashkuara e kanë vënë Izraelin përpara faktit të kryer, duke i paraqitur planin final për pushtimin ushtarak të Rafahut dhe neutralizmin e rreth 3 mijë terroristëve atje.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat izraelite dhe ato italiane. Gjenerali Charles Brown, kryetar i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, në bisedë me Shefin e Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi i ka kërkuar të mos shkaktojë gjakderdhje masive ndaj mijëra të pafajshmëve në Rafah.

Plani alternativ i SHBA-së përfshin përparime teknologjike për të siguruar kufirin Gaza-Egjipt një burim kryesor i kontrabandës së armëve. “Në fillim duhen mbyllur kufijtë përreth Rafahut dhe të shtohet përdorimi i kamerave dhe sensorëve. Rafahu duhet të izolohet nga forcat izraelite, me sulme bazuar vetëm në informacionet e inteligjencës.

Krijimi i një qendre të përbashkët komanduese SHBA-Izrael për të koordinuaraktivitetet në Rripin e Gazës,”deklaroi Charles Q. Brown Jr, Shef i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së. Sakaq, Izraeli ka vijuar fushatën e tij të sulmeve raketore në Gaza duke shkaktuar 17 të vdekur dhe 30 të plagosur. Viktimat ishin të gjithë civilë, raporton Al Jazeera

Luftimet në spitalin Al Shifa kanë vijuar përsëri. Hamasi thekson se forcat izraelite kanë vrarë më shumë se 400 palestinezë gjatë rrethimit 13-ditor të spitalit në qytetin e Gazës.

Franca, Egjipti dhe Jordania kanë bërë thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Rripin e Gazës dhe lirimin e të gjithë pengjeve dhe të arrestuarve”, e bërë publike nga një deklarate e përbashkët të lëshuar nga Ministria e Jashtme egjiptiane.