Sheshi “Skënderbej” është kthyer si një mini-stadium ku të rinjtë mblidhen për të parë ndeshjet e “Euro 2020”.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e sotme ku mijëra të rinj, nën shoqërinë e pijeve freskuese dhe alkoolike, janë mbledhur në shesh për të parë ndeshjet që kishte rezervuar mbrëmja e sotme Portugali-Francë dhe Gjermani-Hungari.

Në shesh janë vendosur stenda, tavolina e karrige ku mund të mblidhen futboll dashësit por jo vetëm.