Maksim Sota është Prokurori ndaj të cilit i është lëshuar urdhër arresti në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit për trafik drogë e pastrim parash.
Sota ndodhet në arrest shtëpie.
Gjithashtu mësohet se urdhër arresti është lëshuar ndaj ish-oficerit të Policisë së Vlorës, Festim Lelaj.
Operacioni kundër trafikut të drogës, u zhvillua nga autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare.
Ky operacion është vazhdim i hetimeve të operacioneve “Shefi” e “Kulmi” ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Anti-mafiaes Italiane të Barit, ndërsa çoi në ekzekutimin e 38 urdhër arresteve për trafik ndërkombëtar droge, riciklim parash dhe korrupsion.
Sakaq pritet që Prokurori i Anti-mafias italiane, De Raho dhe kreu i SPAK, Arben Kraja të zhvillojnë një konferencë për shtyp në orën 10:30, për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion të gjerë