Djali padit prindërit se i zhdukën një koleksion prej shumë videokasetash me filma me përmbajtje për të rritur dhe i është drejtuar gjykatës për të kërkuar zhdëmtim financiar.
Padia e rrallë u bë nga 43 vjeçari David Werking në Miçigan, SHBA, raporton noa.al duke cituar Associated Press.
Gjyqtari i Qarkut, Paul Maloney vendosi në favor të David Werking, pasi ai tha se prindërit e tij nuk kishin të drejtë të hidhnin koleksionin e tij.
Ai jetoi në shtëpinë e tyre në Grand Haven për 10 muaj pas një divorci para se të transferohej në Muncie, Indiana.
Werking tha se kutitë e filmave dhe revistave me vlerë rreth 31,000 dollarë mungonin kur ai u rikthye në shtëpinë e prindërve.
“Nuk ka dyshim se prona e shkatërruar ishte pronë e Davidit,” tha gjyqtari Maloney. “Të pandehurit në mënyrë të përsëritur pranuan se ata shkatërruan pronën e tij, shtoi ai.
Gjykatësi urdhëroi prindërit që të kompensojnë djalin duke i derdhur në llogarinë bankare shumën prej 31 mijë dollarësh.