“Nuk jam njoftuar nga policia, edhe pse e kam bërë denoncimin. Nuk kam përgjigje. Unë e di çfarë ndodhi natën e vdekjes, por nuk mund ta them tani. Unë e kuptoj, por nuk mund ta them tani,”-ka deklaruaar babai i reperit grek, Dimitris Anastasopulos.

Ka folur për herë të parë , babai i reperit Mad Clip pas vdekjes të djalit të tij në aksidentin me makinën e tij.

Dimitris Anastasopulos ka bërë me dije se dinte gjithçka që kishte ndodhur atë natë dhe se nuk kishte pasur asnjë sqarim nga ana e policisë lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Hetimi i ekspertëve ka zbuluar se natën e aksidentit kishte ujë në tre vende të rrugës, vetëm disa metra nga vendi i ku dhe u përplas makina. Kjo do të thotë që gomat e Porsche për disa sekonda, por shumë kritike, humbën efikasitetin e tyre, megjithatë “autopsia” tregoi të kundërtën. Çka dhe hedh dyshime mbi çfarë mund ta ketë shkaktuar vdekjen e të riut., shkruajnë mediat greke.