Ka nisur me debate mbledhja në Komisionin e Shëndetësisë. Ministrja Ogerta Manastirliu nuk pranonte të fliste pa vënë maskat anëtarët në komision. Por, kjo është kundërshtuar nga deputetja e PD, Orjola Pampuri.

Manastriliu: Para se të marr fjalën dua të bëj një kërkesë për mbajtjen e maskave. Për të mbrojtur shëndetin e atyre fëmijëve që ne përmendim, por edhe tonën. Duke respektuar kështu edhe protokollin.

Pampuri: Refuzoj të mbaj maskën për hipokrizi. Duke qenë se në të njëjtën kohë linjat e autobusëve janë të tejmbushura dhe studentët në auditorë janë pa maska. Unë jam pro mbajtjes së maskës, por kjo është hipokrizi.