Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe paralajmëron masa të reja kufizuese për personat e pavaksinuar.

Filipçe për “Kanal5” thotë se masat e reja do t’u referohen personave të pavaksinuar.

“Gjatë javës së ardhshme do të diskutojmë për masat e tjera të mundshme shtesë kufizuese që do të zbatohen fillimisht për qytetarët e pavaksinuar, duke qenë se tashmë barra më e madhe në sistemin spitalor janë pacientët e pavaksinuar ose zgjerimi i kritereve të hyrjes me të paktën dy vaksina të marra, domethënë imunizimi i plotë për vende të tjera, ngjarje”, thotë Filipçe.