Aktori i njohur Gaz Paja është aksidentuar në Tiranë. Ai ka qenë duke lëvizur me një motomjet në momentin që është përplasur nga një makinë.

Paja ka qenë duke udhëtuar me motor, ndërkohë që është dërguar me urgjencë drejt spitalit, sipas policisë nën monitorimin e mjekëve.

Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.