Lajme të tjera vijnë nga BBV. Për të gjithë të apasionuarit pas Big Brother Vip, Top Channel ka vendosur që shumë shpejt ta rikthej atë. Kësaj radhë jo në formën e një reality show por në formën e një dokumentari televiziv. Stafi i këtij produksioni po punon për realizimin e këtij dokumentari i cili në vemendje do të ketë të gjitha prapaskenat e këtij edicioni.

Ky dokumentar do të na tregojë që nga realizimi i këtij formati, konsultat me përfaqësues të Endemol, rregullat strikte, lojërat psikologjike të ndërtuara enkas për të sjellë dinamika brënda shtëpisë si edhe ngjarjet e papritura që duhet të përballet produksioni pa ndikuar rrjedhshmëri e spektaklit. Rrëfimet e banorëve, cilët janë njerëzit që “luajnë” me psikologjinë e tyre në dhomën e rrëfimit, si edhe sa ndikim ka produksioni në dinamikat brënda shtëpisë.

Rregjisor i këtij dokumentari do të jetë po Eduart Grishaj i cili realizoi edhe edicioni e parë të këtij formati. Mendohet që ky dokumentar të dal në transmetim në fund të Marsit.