“Gjeni snajperin”, me këtë mbishkrim Garda Kombëtare postoi këtë të martë disa foto të ushtarëve të ukrainas në fushëbetejë, të cilët janë shkrirë me terrenin duke u kthyer gati të padukshëm.

Edhe pse jemi në dimër, lufta vijon e ashpër në Ukrainë që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar. Shkatërrimet në Ukrainë janë të mëdha, ndërsa më mijëra persona, shumë civilë, kanë humbur jetën, por ata vazhdojnë të luftojnë me të gjithë fuqinë e tyre.

Për të treguar se veç armatimeve të rënda dhe dronëve, një punë të madhe në luftë për Ukrainën po bëjnë edhe snajperët, Garda Kombëtare e Ukrainës ka postuar këto foto në rrjetet sociale.