Pelivan Sinarrapaj, 57-vjeç, ndërroi jetë në spitalin e Traumës në kryeqytet mbrëmjen e djeshme, pasi u rrah brutalisht nga tre të tjerë dhe u la i gjakosur në rrugë. Dyshohet se ngjarja ndodhi pas një sherri për çështje politike, ndërsa autorët kishin konsumuar alkool me të ndjerit para ngjarjes së rëndë.

Djali i të ndjerit Farmir Sinarrapaj ka hedhur poshtë aludimet se babai i tij është rrahur për motive politike. Po ashtu ai hedh poshtë pretendimet se ka qenë i dehur, ashtu sikurse edhe trte miqtë e tij të cilët u arrestuan pas ngjarjes.

Sipas tij babai kishte dal për të blerë fruta perime dhe kishte pirë një kafe me disa shokë, por jo me ata të cilët e rrahën brutalisht.

I riu kërkon drejtësi për babain nga organet kompetente.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë ai thekson se do t’ja lërë zotit, pasi shton se nuk ka fuqi të marrë hak.

“Më quajnë Fatmir Sinanrrapaj. Babai ka dalë për të blerë disa fruta, dhe nuk ka qenë duke e pirë me këta persona që janë arrestuar fillimisht nga policia dhe pastaj janë liruar. Babai im pasi është çuar nga tavolina, e kanë prerë në besë dhe i kanë prerë rrugën duke e rrahur. Nuk ka të bëj me çështje politike, babain tim nuk e lidhte asgjë me politikën”, tha dali i të ndjerit.

“Unë kërkoj drejtësi për babain, unë hak nuk marr dot se nuk kam fuqi. Në vendin tonë ku ka dhe korrupsion unë drejtësinë ja lë zotit”, – u shpreh ai.

Pelivan Sinanrrapaj më 29 janar së bashku me 3 shokët e tij Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimetaj 53 vjeç dhe Ferdinand  Meraj 44 vjeç ishin ulur në një lokal në Ballsh, ku u çuan të dehur prej lokalit.

Konflikti dyshohet se ndodhi për arsye politike, ku Sinarrapaj në një moment gjatë rrugës që po kryenin së bashku, filloi të shprehej se ishte mirënjohës ndaj bashkisë pasi i punësoi gruan.

Kjo bëri që ai të rrihej brutalisht dhe të lihej në mes të rrugës në gjendje të rëndë nga shokët e tij. Edhe pse u dërgua në spital te Trauma, ai ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme.