KQZ ka gjobitur kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj me 750 mijë lekë për shkelje të rregullave në zhvillimin e aktiviteteve elektorale.

Veliaj është gjobitur me 35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve si edhe 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara.

Vendimi erdhi pas ankesës nga LSI në lidhje me aktivitetet publike të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Përfaqësuesi i LSI-së tha se në mjaft raste Bashkia e Tiranës i ka kërkuar mediave të caktuara që të publikojnë aktivitetet e kryebashkiakut Veliaj gjatë ditëve të fundit. Ai tha se Veliaj ka shpërfillur parimin e armëve të barabarta që subjektet politike duhet të kenë 4 muaj para datës së zgjedhjeve. Kjo datë përkon me datën 25 dhjetor, ndërkohë që sipas përfaqësuesit të LSI-së Veliaj ka kryer aktivitetet edhe gjatë janarit dhe shkurtit.

Po ashtu, sipas tij ka patur probleme edhe me raportimin e aktiviteteve. Këto aktivitete duhet të raportohen 5 ditë para tij, por bashkia e ka shpërfillur këtë detyrim.

Sipas ndryshimeve të reja në Kodin Zgjedhor, subjektet duhet të raportojnë në KQZ aktivitetet elektorale të tyre. Në rast të mosraportimit, ngarkon me përgjegjësi administrative politikanin që e organizon atë.

Vendosëm: 1-Sansionin administrativ ndaj z.Erion Veliaj me gjobë në shumëm e 35 mijë lëkëve për shkelje të Kodit Zgjedhor për mosraportim të aktiviteteve publike; 2)Sanskionin administrativ në shumë 40 mijë lekë për shkelje të Komisionit Rregullator“, tha Ilirjan Celibashi.