Nga Sherelle Jacobs, The Telegraph

Çdo hetim rreth së vërtetës së origjinës së Covid-19 do të ishte politikisht toksike.

Refuzimi i ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë se virusi nuk ka dalë  nga një laborator në Wuhan, hodhi poshtë çdo shpresë për një hetim të mëtejshëm të origjinës së virusit. Arritja në një përfundim të tillë duket se bazohet në kalkulimin e dobët të inteligjencës.  Madje as nuk përputhet më të dhënat e mëparshme.

Sigurisht, teoria e “rrjedhjes së virusit nga  laboratori” mund të jetë e pakuptimtë, por apeli i OBSH-së, për eksplorimin e mëtejshëm të teorisë mund të jetë për faktin se virusi mund të jetë përhapur në Wuhan përmes paketimeve të ngrira ushqimore.

Ky në fakt është skenari i  Partisë Komuniste Kineze (CCP).

Por mbase është më tepër naiviteti sesa konspiracioni që shpjegon sjelljen e OBSH-së. Disa madje besojnë se pandemia është dëshmi e progresit të integrimit të Kinës, e njëjtë me mbulimin pesë mujor të Sars në 2003 nga Partia Komuniste.

Një gjë e tillë nuk e bën botën më të sigurt. Na vë të gjithëve në rrezik më të madh. Nocioni që ne duhet të thurim lavde Kinës me shpresën e disa thërrmijave të bashkëpunimit mund t’i përshtatet liberalizmit modern.

Por sigurisht që ka  të meta. Pekini nuk është i interesuar në një epokë të re të guximshme të solidaritetit ndërkombëtar për të shkatërruar viruset e ardhshme. Në fakt, diçka e tillë do të përbënte një kërcënim për pozitën e tij globale dhe prestigjin e brendshëm.

Kjo do ta ekspozonte Kinën në një kërcënim biologjik joproporcional për botën, duke pasur parasysh rritjen e blegtorisë dhe kalimin e infeksionit nga kafshët te njerëzit (madje gripi spanjoll i vitit 1918 është zbuluar fillimisht te punëtorët kinezë).

Do të tregonte gjithashtu që Kina është një nga hallkat më të dobëta në gatishmërinë globale të pandemisë, për shkak të varfërisë rurale – e cila ndodh të jetë kërcënimi më i madh afatgjatë për CCP.

Madje kujdesi shëndetësor i përkeqësuar ka stepur të sëmurët të kërkojnë trajtim.  Zyrtarët lokalë të cilët paguhen shumë pak janë të parët që nxitojnë për të bashkëpunuar në rast të shpërthimeve të  mundshme.

Kina thjesht  nuk ka interes në multilateralizëm. Në rastin më të mirë, Kina i sheh studimet e OBSH-së si një mjet për avancimin e interesave specifike. Në rastin më të keq, Partia Komuniste e Kinës dëshiron të rindërtojë rendin ndërkombëtar sipas linjave të veta.

Qëllimi kryesor i elitave të Pekinit është qëndrimi në pushtet duke respektuar ëndrrën kineze për një cilësi më të mirë të jetesës për të gjithë qytetarët e saj.

Një pjesë e elitave kineze gjithashtu besojnë se udhëheqja globale perëndimore është një devijim historik.

Mbi të gjitha, Kina është civilizimi antik më i zhvilluar, edhe qendra e botës. Pekini e ka parë izolimin e tij gjatë periudhës së pasluftës  deri në 1971 – si një pjesë të çuditshme të historisë që ka rezultuar në një rend ndërkombëtar të natyrshëm me në qendër Perëndimin; por ata janë të bindur se mund të neutralizohet me kalimin e kohës.

Cila është arsyeja pse Kina nuk i kushton rëndësi studimeve të  zyrtarëve apo shkencëtarëve të njëjtë me OBSH-në?

Kina është më e interesuar për diplomacinë shëndetësore bilaterale. Ajo harxhon shumë më tepër për sigurimin dhe trajnimin e mjekëve  dhe ndërtimin e spitaleve në Afrikë sesa financimin e projekteve të OBSH-së.

Dhe nga ana tjetër, Amerika vazhdon të kërcënojë se do të ndërpresë fondet për organizatat që largohen gjithnjë e shumë nga interesat e Uashingtonit.

Pyetja më e rëndësishme është: cila është alternativa më e mirë për të vënë nën kontroll Kinën?

Hapi i parë, me siguri, është çështja e politikës.

Fakti që njerëzimi mbase nuk do ta dijë kurrë origjinën e pandemisë është në fakt diçka e rrezikshme por sigurisht që dështimi për të mos pranuar atë që nuk e dimë është edhe më e rrezikshme.

Sikur OBSH-ja të ishte më skeptike ndaj sigurisë që tregoi Kina kundrejt virusit janarin e kaluar, bota ndoshta nuk do të ishte në këtë gjendje. Dhe për të parandaluar pandeminë e ardhshme, me siguri duhet të pranojmë se ka shumë pyetje që nuk do të marrim kurrë përgjigje rreth Covid.

Refuzimi i OBSH-së për teorinë laboratorike duke e cilësuar si ” të  pamundur” rrezikon të minimizojë skenarë të tillë si elementet e teorive të konspiracionit. Çështja është që askush nuk përpiqet të “integrojë” Kinën në sistemin e status quo-së.

Bota duhet të gjejë mënyra për përballuar fuqinë e saj të njëjtë me kalin e Trojës, pasi ata luajnë bixhoz jo vetëm me të ardhmen e tyre, por edhe me atë  të planetit tonë.