Variantet e Covid do të jenë një problem i madhe edhe për shumë kohë për Britaninë, që mund të mbetet e bllokuar për vite në luftën e saj kundër “mutacioneve” të virusit.

Profesori Sir Ian Boyd, një ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin e St Andrews, është i bindur për këtë, sipas të cilit, ardhja e këtyre varianteve mund të bllokojë ose edhe të shkatërrojë vaksinat me  të cilat po punojnë akualisht autoritetet shëndetësore.

Arma kryesore në “arsenalin britanik” të luftë ndaj virusit shihet përkatësisht vaksinimi, por duket se as vaksina nuk i ndalon njerëzit të sëmuren nga varianti i Afrikës së Jugut, i cili tashmë po përhapet në komunitet.

Shumë ekspertë besojnë se vaksina ende mbron nga sëmundjet serioze dhe vdekja. Por profesori Boyd dhe anëtarët e tjerë (një grup që bashkon një ekip të kompanive të specializuara në sektorin e kujdesit shëndetësor) kanë dalë kundër rihapjes së të gjitha aktiviteteve si dhe kthimit jo edhe aq të shpejtë në një jetë  normale.

Dalja nga bllokimi dhe rihapja e aktiviteteve shumë shpejt mund të çojë në krijimin e varianteve të reja.

Mutacionet ndodhin rastësisht me përhapjen e viruseve, por shumica e tyre nuk ndryshojnë kurrë mënyrën e sjelljes së virusit. Një transmetim shumë i lartë i jep virusit më shumë mundësi për të mutuar dhe, për këtë arsye, rrit rrezikun që një prej ndryshimeve të modifikojë rrjedhën e sëmundjes. Profesor Boyd tha për Times: “Ka kuptim që sa më shumë njerëz me virus pozitiv të ketë, aq më të mëdha janë shanset e mutacioneve.”

Frika është se nëse Britania do të kapërcente variantin e Afrikës së Jugut, shumë variante të tjera dhe madje edhe më të rrezikshme mund të vijnë në të ardhmen.