Një i moshuar ra pa ndjenja dhe vdiq në Nju Jork, rreth 20 minuta pasi mori vaksinën anti-Covid.

I moshuari i cili ishte në të 70-at ra pa ndjenja teksa po largohej nga qendra e vaksinimit , pasi u vaksinua.

Rojet e sigurisë dhe personat që u gjendën afër menjëherë vrapuan ta ndihmojnë, mirëpo burri emri i të cilit nuk është bërë publik nga autoritetet, u deklarua i vdekur në spital pas ngjarjes.

Është akoma e paqartë se a është e lidhur vdekja e tij me marrjen e vaksinës, por hetimi është në zhvillim e sipër.

Reagimet negative ndaj vaksinës janë shumë të rralla, edhe ato raste që ndodhin zakonisht janë reaksione alergjike ndaj përbërësve të vaksinës, mirëpo asnjë nuk ka qenë vdekjeprurës deri më tani.

Nuk duket se burri ka pasur ndonjë reagim alergjik, por kjo mbetet të konfirmohet nga autopsia.

Deri tani 9.6% e amerikanëve kanë marrë njërën dozë të vaksinës, dhe 2.78% kanë marrë të dy dozat.

Deri më tani ka pasur vetëm disa raste të vdekjes pas vaksinimit, por asnjëra nuk është vërtetuar të ketë pasur lidhje me vaksinimin. Fatkeqësisht këto raste po ndikojnë në opinionin e publikut kundrejt vaksinës.