Dy persona të shpallur në kërkim, Agron Jaçe dhe Nikolla Mano, kanë rënë në prangat e policisë së Korçës.

Sipas policisë Jaçe ka precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimit, ndërsa Nikoll Mano pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

57 vjeçari, Agron Jaçe, mësohet se është banues në Korçë, Për 57-vjeçarin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 02.07.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndërkohë Nikolla Mano 62 vjeç, banues në Korçë, u arrestua  pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 07.07.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale.

Sakaq materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.