Tetë autoambulanca presin prej një ore në oborrin e spitalit Infektiv me pacientë të infektuar ose të dyshuar si të prekur nga COVID.

Gazetarja Ema Shazivari raporton se kjo situatë ka shfaqur ankth te familjarët e pacientëve në pritje të cilët nuk ka marrë ende një përgjigje se çfarë do bëhet me të afërmit e tyre.

Infektivi i ka ezauruar tashmë kapacitetet e tij dhe tashmë e vetmja mënyrë për të pranuar pacientë të rinj është nëse ndërron jetë apo shërohet ndonjë pacient i shtruar.

Ndërkohë edhe tek Sanatoriumi prej ditës së djeshme paraqitet e njëjta situatë. Plotësimi i kapaciteteve në katër spitalet COVID ka detyruar autoritetet të aktivizojnë spitalet rajonale, fillimisht në Durrës dhe Shkodër.