Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka denoncuar në polici një 32-vjeçare nga Berati, pasi e ka shqetësuar.

Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra për abcnews.al, vajza e re prej dy javësh e merrte në telefon Çomon. E reja i fliste mjekes me fjalë banale, ndërsa kjo e fundit e ka kallëzuar në polici. Ndaj 32-vjeçare ka nisur tashmë hetimi.

“Më datë 15.02.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. Ç., (S), 32 vjeçe, banuese në Berat, sepse prej datës 28.01.2021 dhe në vazhdim, ka shqetësuar me telefonata të shumta, shtetasen N. Ç”, njofton policia.

Kujtojmë se sipas ligjit, thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.