Sasi lënde narkotike është gjetur brenda burgut të Peqinit.

Mësohet se brenda ambienteve të përbashkëta që përdoren nga ana e të burgosurve janë gjetur 10 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Droga u gjet pas një skioni blic të Drejtorisë së burgjeve.

Vetëm një ditë më parë Ministria e Drejtësisë pezulloi, shkarkoi apo nisi hetimet për disa punonjës të sistemit të saj.

Rasti i fundit ku u kap sasi droge në burgje në vend ishte në Fier. Brenda ambienteve të burgut u gjetën nëntë doza të dyshuara si lëndë narkotike dhe 13 doza të tjera u gjetën të fshehura në neonin e tavanit në palestër.