Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e dy të rinjve mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se shtetasit e plagosur me armë zjarri Enis Sanxhaku 20 vjeç dhe Noa Mato 19 vjeç kanë qene duke u kthyer nga kalçeto, ku si pasojë e një manovre të gabuar në rrugë janë konfliktuar me dy drejtues mjetesh.

Ndër të tjera mësohet se konflikt, ka agravuar dhe njëri prej tyre ka përdorur dhe armë zjarri. Mësohet se dy të rinjtë e plagosur nuk kanë precedentë të mëparshme penale.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, ku janë plagosur me armë zjarri një 20 vjeçar dhe një 19 vjeçar.

Fatmirësisht të rinjtë ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.