Spitali infektiv është blinduar mesditën e sotme nga forca të shumta policie. Shkak është bërë transferimi i një të burgosur të infektuar me COVID nga spitali i burgut drejt Infektivit.

Kjo ka bërë që forca të shumta policie të rrethojnë zonën për të shmangur ndonjë incident gjatë kohës së transferimit.

Kapacitetet në spitalin infektiv janë drejt ezaurimit. Pas plotësimit të tyre, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi sot se është shtruar numri i shtretërve në katër spitalet COVID.