Numri i pacientëve që humbin jetën në Shqipëri po njeh rritje çdo ditë. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 19 humbje jete.

5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-82 vjeç.

Sa i përket rasteve të reja, nga 3 mijë e 848 testime kanë rezultuar pozitivë 1 mijë e 71 raste.

397 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Fier, 51 në Gjirokastër, 49 në Shkodër, 36 në Lezhë, 35 në Korçë, 34 në Kavajë, 33 në Elbasan, 30 në Krujë, 25 në Sarandë, 24 në Berat, nga 18 raste në Durrës, Lushnje, 15 në Devoll, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, Mat, 12 në Delvinë, 10 në Kukës, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Dibër, Peqin, Bulqizë, 7 në Has, nga 5 raste në Tropojë, Pogradec, Kolonjë, nga 4 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, nga 2 raste në Mirditë, Ura Vajgurore, Shijak, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 930 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 61,605 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 618 pacientë, 41 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Sot procesi I vaksinimit është shtrirë dhe në Fier. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1128 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4177 vaksina antivCOVID.