Pavarësisht se janë të veshur kokë e këmbë me një kostum të bardhë anti-Covid, Michele dhe Antonella – të përjetësuar në afrimin e maskave me pamjen që i ngjan një puthjeje – arrijnë t’i komunikojnë gjithë botës dashurinë e tyre.

Ata u njohën dhe ranë në dashuri në repartin e koronavirusit të Poliklinikës së Barit dhe Ditën e Shën Valentinit, spitali i zgjodhi ata për të dërguar një mesazh shprese përmes fotografisë që i portretizon ata së bashku.

“Vështrimet intensive në spital, takimet e përditshme në salla të ndryshme, ndarja emocionale e së njëjtës përvojë dhe bisedat gjatë pushimeve të punës: dashuria lindi në pavion”, lexohet në postimin në faqen e Instagramit të spitalit.

Të dy infermierët që punonin në pavionet Covid të Poliklinikës së Barit, ai në Pneumologji, ajo në Nefrologji, u takuan dhe u dashuruan gjatë izolimit të plotë të Italisë, kur ishte e ndaluar të dilej dhe ku mund të shkohej vetëm në punë.