Testoni pozitivitetin Covid-19 në më pak se 10 minuta përmes pështymës dhe merrni rezultate të besueshme falë një përshtatësi ‘smartphone’.

Është ky rezultati i testit të shumë pritur, që po zhvillojnë studiuesit nga Lille, Francë. Sistemi revolucionar i provës së pështymës, po zbatohet nga një ‘task forcë’ e krijuar në mars 2020 për të koordinuar dhe shoqëruar kërkimet mbi Covid-19.

Besueshmëria e testit do të ishte afër 90%, sipas eksperimentimit tashmë të filluar, krahasuar me 95% të tamponëve të zakonshëm molekularë.

Sistemi, i pagëzuar “Cordial-1”, konsiston në marrjen e thjeshtë të një pike të mostrës së pështymës që do të depozitohet në një shirit të veçantë indi, i cili më pas futet në një epruvetë.

Përmbajtja vendoset më pas në kontakt me një elektrodë, një lloj çelësi USB, i lidhur me ‘smartphone’-in.

Në 10 minuta, rezultati i provës shfaqet në ekranin e telefonit.

Për momentin, studiuesit e Lille-s, kanë arritur të kryejnë dhe verifikojnë të gjithë procedurën, por me një kampion nazo-faringeal.

Për të përfunduar punën, ata do të duhet të bëjnë vetëm ndryshimet e nevojshme për të zëvendësuar mostrën e marrë përmes hundës me atë të pikës së pështymës.