Policia italiane në Ankona, ka vendosur në pranga një të ri shqiptar pasi u kap me 104 pako kokainë si dhe me qese hashashi të cilat nëse do të hidheshin në treg do të kapnin vlerën e 17 mijë eurove.img

Prej disa kohësh hetuesit kishin dijeni për lulëzimin e aktivitetit të narkotrafikut të ndërmarrë nga i riu shqiptar, por nuk kishin arritur asnjëherë ta përgjonin, pasi ai nuk kishte një vendbanim fiks në territorin italian.

E vetmja e dhënë e njohur për hetuesit ishte se shqiptari lëvizte me makina që i merrte herë pas here me qira.

Pasditen e djeshme, policia e pikasi atë në një nga zonat ku ai shkonte shpesh duke kaluar me një citroen C1 të marrë me qira. Policia u vendos në ndjekje të tij, policia e ndaloi atë pas disa kilometrash. Shqiptari iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm derisa policia gjeti të fshehur te dera e makinës së tij 104 doza kokainë. Gjithashtu edhe 4 mijë euro cash që konsiderohen si të ardhura nga tregtimi i drogës dhe një fletë e shkruar me dorë që përmblidhte veprimtarinë e paligjshme ku tregohej si xhiro shifra prej 150 mijë euro, si dhe material i përshtatshëm për ambalazhim të drogës.

Agjentët e shtrinë kontrollin në shtëpinë e riut, ku gjetën edhe hashashin futur në kapele në raftin e rrobave.

Shqiptari u arrestua dhe u vendos në dispozicion të Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Ankonës.