Fundjava mbush rrugët me të rinj në Tel Aviv dhe në luftën kundër Covid 19, nuk humbet kohë, por vaksinat sillen në vendet e frekuentuara nga të rinjtë gjatë këtyre ditëve.

Kështu pra, në kryeqytetin izraelit, janë organizuar “bare vaksinash”: nëse administrimi i vaksinës bëhet në banak, atëherë birra është falas.

Shtatë klube në qytet marrin pjesë në këtë iniciativë, në zonat e jetës së natës, me një kalendar të bërë gjithashtu publik përmes mediave sociale. Vaksinohen të rinj pa lënë një takim dhe deri në mesnatë, duke trokitur gotat e birrës.

“Nuk ka dhe nuk do të ekzistojë në të ardhmen detyrimi për të vaksinuar njerëzit në Izrael. Nuk do të ketë sanksione personale për ata që nuk vaksinohen”, – tha ministri i Shëndetësisë, Yuli Edelstein, megjithatë, ai paralajmëron se të gjithë ata që përpiqen për të falsifikuar “Green Pass”, që certifikon imunizimin e dyfishtë, do të shkojnë në burg.

Certifikimi mund të merret nga Ministria e Shëndetësisë përmes një aplikacioni ose nga sigurimi shëndetësor që menaxhon fushatën e vaksinimit.

Izraeli – ku infeksionet e reja janë në rënie, siç janë dhe rastet e rënda, që nga fillimi i bllokimit të tretë – tani ka imunizuar 45.3% të popullsisë së tij (rreth 9 milionë banorë), me të paktën një dozë, ose 4.138. 000 qytetarë. Ndërsa 2,762,000 personave, iu dha doza e dytë, rreth 30.2% e popullsisë.

Vetëm në 24 orët e kaluara, janë vaksinuar 135,000 njerëz (61,000 doza e parë, 74,000 doza e dytë).